Një vendim i qeverisë, me ndikim të gjerë në disa aspekte në Gjermani si ai i vendosjes së raketave të reja amerikane me rreze të mesme veprimi e armëve të tjera ka shkaktuar debate të mëdha. Deputeti i majtë i Bundestagut, Dietmar Bartsch e quan një "monstruozitet", mënyrën si u mor dhe u komunikua vendimi. Grupi i tij parlamentar në Bundestag dëshiron që të anulohet marrëveshja midis Gjermanisë dhe SHBA-së.