Antonela dhe Mariela Berisha janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pas një ngjarje të rëndë që u shënua mbrëmjen e së martës në një lokal të njohur në kryeqytet, ku dy motrat dhunuan blogeren Klea Prenga. Kjo e fundit publikoi disa pamje të rënda në llogarinë e saj në Instagram, ku tregonte plagët e rënda që kishte marrë në fytyrë dhe trup, për shkak se motrat Berisha e kishin sulmuar me gota e shishe qelqi.