Kushtet ekstreme të motit kanë goditur gjithë Greqinë perëndimore , duke lënë pas një panoramë shkatërrimi. Mjaftuan vetëm disa orë reshje intensive që Korfuzi, Thesprotia, Kozani, Kosturi dhe zona të tjera përreth të kthehen në vatra emergjence. Në shumë fshatra, rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar rrugë të tëra, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë gjendur të rrethuar nga ujërat që rrjedhin me shpejtësi.