Këto janë pamjet e Vlorës pasditen e kësaj të premteje. Stuhia që përfshiu qytetin bregdetar brenda pak minutash përmbyti pjesën më të madhe të rrugëve. Uji vërshoi në disa lagje, kjo si pasojë edhe e bllokimit të pusetave duke paralizuar të gjithë lëvizjen. Problemet më të mëdh ishin në Lagjen Skelë, Pavarësia, Kushtrimi dhe Rilindja.