Mot i keq ka pezulluar lundrimet në mbarë vendin, duke shkaktuar dhe problematikat e para. Përkeqësimi i kushteve hidrometeorologjike ka shkaktuar vonesa në linjën Durrës-Bari. Mbrëmjen e shkuar lundrimet janë pezulluar në të dyja portet, duke zhvendosur grafikun e lëvizjeve me disa orë. Rreth orës 09:30 ka mbërritur në Durrës një nga dy tragetet e linjës me Barin, ndërsa tjetri parashikohet të mbërrijë në mesditë.