Teksa temperaturat kanë zbritur nën 0 gradë, një pjesë e konsiderueshme e vendit është përfshirë nga reshjet e borës dhe ngricat. Akset Qafë Thore- Theth, dhe Hani i Hotit- Lepushë- Vermosh, janë të kalueshëm në qarkun e Shkodrës, por drejtuesve u kërkohet të jenë të kujdesshëm. Me problematike situata vijon të jetë në Fushë Arrëz, ku disa njësi administrative janë të bllokuara.