Kushtet atmosferike vijojnë të sjellin një spektakël të paparë të dallgëve në bregdetet e Kalifornisë, por me pasoja tragjike. Dallgët e mëdha dhe përmbytjet bregdetare kanë shkaktuar lëndime serioze për dhjetëra persona, ndërsa pjesa e madhe e zonave pranë brigjeve janë përmbytur, dëmtuar shtëpi dhe biznese.