Moti i keq dhe reshjet e dëborës vijojnë të jenë prezente në shuicën e zonave malore në vend. Në bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. Ndërsa vijon të jetë problematike mungesa e energjisë elektrike në një numër të madh fshatrash si Kam, Kepeneg, Padesh, Myhejan, Topojan, Shishtavec Tërthore, Kolsh, Surroj, Peraj, Bardhaj, Helshan dhe shumë të tjerë.