Top News – Mot i keq në Evropë, pengohet shpërndarja e vaksinës
29/12/2020 12:09

Një ngarkesë me 470 mijë doza vaksine mbetet e bllokuar në Belgjikë për shkak të motit të keq dhe reshjeve të borës. Si pasojë, po shkaktohen telashe për shpërndarjen e vaksinës në disa vende të Evropës, përfshirë Italinë, që është zgjuar mëngjesin e të hënës nën reshje të konsiderueshme bore. Vaksinat shpërndahen në vendet evropiane me mjetet e vetë Pfizer dhe kolosi farmaceutik kishte paralajmëruar rrezikun e vonesave për Italinë dhe Spanjën për shkaqe logjistike. Gjermania në anën tjetër, ka bërë të ditur se ka përmbyllur një marrëveshje për blerjen e 30 milionë dozave të vaksinës, duke shkelur kështu marrëveshjen mes komisionit të bashkimit evropian dhe vendeve anëtare për një blerje kolektive të vaksinave. Mediat kishin shkruar që më herët për një ngjarje të tillë, por më në fund, konfirmimi ka ardhur nga vetë qeveria në Berlin. “Gjermania ka përmbyllur një porosi dypalëshe për 30 milionë doza me BionTech”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Shëndetësisë. Në anën tjetër, në Spanjë është bërë e ditur se do të krijohet një regjistër me të dhënat e personave që nuk do të vaksinohen. Procesi nuk do të jetë i detyrueshëm atje, por të dhënat e atyre që nuk do të pranojnë të bëjnë vaksinën do të përfshihen në një regjistër, i cili më pas do të ndahet me vendet e tjera të BE-së.

Top Channel/ I armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret qëllon për vdekje të riun
22/02 19:37
Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
DIGITALB DIGITALB