Top News/ Moska ‘varroset’ nën borë / Temperatura arrin në -50 gradë celcius në Siberi
04/12/2023 15:06

Temperaturat në disa pjesë të Siberisë ranë në -50 gradë celcius ndërsa stuhitë e borës mbuluan kryeqytetin rus Moskën, me një sasi rekord bore duke penguar edhe trafikun ajror. Në republikën Sakha, në verilindje të siberisë, ku ndodhet edhe Jakutsku, një nga qytetet më të ftohta në botë, temperatura ra nën -50 gradë celcius sipas qendrave meteorologjike rajonale. Një valë e pazakontë të ftohti në Sakha, shtyu madje temperaturat edhe nën -50 gradë celcius në disa zona të rajonit të gjerë, që me përmasa është pak më i vogël se India. Thuajse gjithë Sakha, ngrihet mbi akull të përhershëm. Në kryeqytetin e rajonit, Jakutsk, që ndodhet rreth 5 mijë km në lindje të moskës, temperatura ishte nga -44 gradë celcius deri në -48 gradë celcius. Temperaturat -50, janë bërë më pak të zakonta vitet e fundit për shkak të ndryshimeve të klimës, me permafrostin, apo akullin që nuk shkrin kurrë, që po jep shenja në rritje të tkurrjes. Në kryeqytetin rus, reshjet më të mëdha të borës të para ndonjëherë shkaktuan vonesa në disa aeroporte, të hënën, me pistat që u mbuluan nga një shtresë e trashë. Të paktën 54 fluturime u vonuan dhe pesë të tjerë u anuluan në tre aeroportet më të mëdha të vendit – tha agjencia ruse e lajmeve RIA. Temperaturat në Moskë parashikohet të bien në rreth -18 gradë celcius më vonë, këtë javë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55