Rusia nuk do ta braktisë dhe as nuk do ta tradhtojë kurrë Kubën dhe do ta ndihmojë ishullin komunist në përballjen me situatën e vështirë të energjisë të lidhura me një embargo të SHBA-së, tha zëvendësministëri i jashtëm rus herët të premten pas bisedimeve në Havana. Sergei Ryabkov, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, tha gjithashtu në Havana se Moska nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga interesat e saj në hemisferën perëndimore, pavarësisht se çfarë mund të thonë Shtetet e Bashkuara. Ryabkov tha se ndihma e Moskës për Kubën do të shkonte përtej ngarkesës së madhe të naftës të mbërritur në ishull muajin e kaluar.