Gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom njofton se do të ndalojë të gjitha dërgesat e gazit rus përmes tubacionit Yamal që kalon në Poloni, pasi Kremlini vendosi një sërë sanksionesh ndaj kompanive të ndryshme europiane. Përfaqësuesi i Gazprom tha të enjten se sanksionet përfshijnë EuRoPol Gaz, kompania e cila zotëron seksionin polak të tubacionit të gazit Yamal. Muajin e kaluar, Gazprom tha se kishte ndërprerë plotësisht furnizimet për kompanitë polake të gazit si për Bullgarisë pasi pasi refuzuan të plotësonin kërkesën e Moskës për të paguar në rubla dhe jo në euro ose dollarë për importet e gazit rus.