Rusia po i fërkon duart nga përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës lidhur me Groenlandën. Teksa retorika e Trump ndaj udhëheqësve europianë përshkallëzohet gjithmonë e më shumë, Moska nuk humb rastin për të ndërhyrë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, komentoi se Groenlanda nuk ishte pjesë natyrale e Danimarkës, ndërsa tha se problemi i ish-territoreve koloniale po bëhej gjithmonë e më akut. “Groenlanda, në parim, nuk është pjesë natyrale e Danimarkës, apo jo? Nuk ishte as pjesë e Norvegjisë dhe as e Danimarkës. Është një pushtim kolonial.