Dy aeroportet kryesore të Moskës pezulluan përkohësisht fluturimet të hënën pas pretendimeve të Ministrisë ruse të Mbrojtjes se një dron ukrainas ishte rrëzuar mbi rajonin e kryeqytetit. Aeroporti Domodedovo kufizoi fluturimet “për të garantuar masa shtesë të sigurisë së fluturimeve”, citohet të kenë thënë nga shërbimi për shtyp i aeroportit për mediat ruse. Paraprakisht, edhe fluturimet drejt dhe nga aeroporti Vnukovo i Moskës u pezulluan pasi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se një dron ukrainas ishte rrëzuar në rajonin e Moskës nga forcat e mbrojtjes ajrore.