Administrata tatimore ka identifikuar mbi 37 mijë biznese që potencialisht nuk kryejnë deklarim real të pagave të punonjësve të tyre. Tatimet njoftojnë se identifikimi i këtyre bizneseve është bërë pas aksionit të ndërmarrë kundër informalitetit dhe fshehjes së pagave reale, që reflektohen me mosderdhje, apo pagesa minimale në skemën e sigurimeve shoqërore.