Fort Knox, kompleksi i fortifikuar në Kentaki, ku ruhen rreth gjysma e rezervave të arit të qeverisë amerikane, është sinonim i sigurisë maksimale. Shprehja "si Fort Knox” përdoret për të përshkruar diçka që është jashtëzakonisht e sigurt dhe e mbrojtur mirë. Megjithatë perceptimi i Shteteve të Bashkuara si një vend i sigurt për ruajtjen e arit duket se po zbehet. Vendimi i fundit i bankës qendrore holandeze për të zhvendosur rreth 86 tonë ar nga Nju-Jorku në Londër nxori në pah shqetësimet në rritje të disa qeverive lidhur me ruajtjen e aseteve strategjike në SHBA dhe nëse ato do të mund të ishin lehtësisht të aksesueshme në rast krize.