Top News/ Mosadi e planifikoi prej 15 vitesh…Pajisjet shpërthyese, ja selia fantazmë në Bullgari!
20/09/2024 11:39

Operacioni për prodhimin e pagerëve që shpërthyen në Liban në fillim të kësaj jave, duke patur në shënjestër anëtarët e Hezbollahut, thuhet se është planifikuar për të paktën 15 vjet. Planifikimi i sulmit përfshinte kompani guaska, me disa shtresa oficerësh të inteligjencës izraelite dhe asetet e tyre që drejtonin një kompani legjitime që prodhonte pajisjet, tha një burim i inteligjencës amerikane për ABC Neës. Të paktën disa nga ata që kryenin punën nuk ishin në dijeni se për kë po punonin në fund të fundit, tha gazeta. Shpërthimet e pagerave të martën dhe shpërthimet e radiove të mërkurën vranë të paktën 37 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, si edhe plagosën rreth 3 mijë të tjerë. Firma e lidhur me pejxherat shpërthyes në liban është regjistruar në një bllok apartamentesh anonime, gjysmë të rrënuara, në kryeqytetin bullgar sofje. Agjencia bullgare e sigurisë Dans hyri në ndërtesë të enjten pasi tha se do të hetonte çdo lidhje me shitjen e pagerëve te Hezbollahu. Media bullgare njoftoi se kompania e quajtur Norta Global mori në dorëzim pjesë nga Tajvani përpara se të prodhonte pager-at. Kompania hungareze BAC Consulting ishte gjithashtu e lidhur, por tha se ishte vetëm një "ndërmjetës" për një marrëveshje me një furnizues tajvanez. Hezbollahu kishte porositur 5,000 beepera të prodhuar nga Gold Apollo me bazë në Tajvan pasi grupi u urdhërua të distancohej nga celularët. Gold Apollo tha për mediat se porosia specifike ishte prodhuar nga BAC Consulting KFT në Budapest. Shefi i Gold Apollo, Hsu Ching-kuang tha se BAC kërkoi të prodhonte pager-at e tyre me markën tregtare të kompanisë dhe ata ishin paguar nga një llogari bankare misterioze në Lindjen e Mesme. Raportet thonë se spiunët izraelitë Mossad e kanë kryer sulmin, por ata nuk kanë bërë komente deri më tani. Mossad duket se krijoi kompani guaska për të ndërtuar vetë pajisjet për të futur në kurth hezbollahun. Pajisjet u prodhuan zyrtarisht nga kompania hungareze BAC Consulting, e cila mohoi pretendimet. Neë York Times raportoi se BAC është një kompani izraelite guaskë, një nga të paktën tre të përdorura nga mosadi për të fshehur identitetin e tij. BAC pranonte edhe klientë të zakonshëm për të cilët prodhonte pagera të zakonshëm. Megjithatë, dërgesat për Hezbollahun përmbanin eksploziv PETN.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20