Top News – ‘Mos urinoni drejt Rusisë’/ Tabela paralajmëruese në kufirin norvegjez…
28/08/2021 16:59

Një tabelë e bërë vetë në një resort turistik popullor në Norvegjinë verilindore, i kërkon njerëzve të mos urinojnë në drejtim të Rusisë. E shkruar në anglisht, tabela i urdhëron njerëzit të mos e bëjnë këtë, përndryshe do të përballen me një gjobë të majme. Tabela u vendos në breg të Lumit Jakobselva që ndan Norvegjinë dhe Rusinë, përkrah një tabele zyrtare që informon se zona është nën mbikqyrje video nga rojat norvegjeze të kufirit. “Tabela ndoshta është vendosur atje nga njerëz që duan të paralajmërojnë të tjerët që të mos e teprojnë me sjellje të pahijshme”, thanë zyrtarët. Sipas ligjit norvegjez, është e paligjshme të sillesh në mënyrë të pahijshme në kufi, nëse sjelljet e tilla kanë në shënjestër shtetin fqinj apo autoritetet e tij, dhe dënohet me një gjobë prej rreth 290 eurosh. “Urinimi në natyrë nuk është domosdoshmërisht fyes por varet nga këndvështrimi”, thanë zyrtarët. “Nëse ndodh këtu, është e ndëshkueshme nga ligji për sjelljen e pahijshme në kufi”. Sidoqoftë, nuk ka patur asnjëherë një ankesë nga ana e autoriteteve ruse, të paktën deri më tani. Mediat norvegjeze sidoqoftë kanë raportuar incidente në të cilat qytetarët janë gjobitur apo ndaluar nga rojat kufitare për kalim të paligjshëm kufiri ose se kanë hedhur gurë në lum në drejtim të Rusisë.

Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
DIGITALB DIGITALB