Berisha i bëri thirrje Ramës të mos presë protestën e 12 nëntorit për të firmosur dorëheqjen nga detyra. Në konferencën për mediat, ish kryeministri, Sali Berisha ftoi edhe grupimin e Alibeajt dhe çdo simpatizant të Partisë Demokratike, t’i bashkohen protestës të dakordësuar me Partinë e Lirisë. Udhëtimet me Charter të Ramës, publikuar nga hakerat iranianë, dhe milionat e harxhuara për takimet zyrtare të kryeministrit, u panë nga Berisha si një arsye e mjaftueshme që qytetarët të nisin protesta.