Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shkaktuar debat me deklaratat e tij të fundit për Shtetet e Bashkuara, duke u shprehur se nuk do t’u rekomandonte fëmijëve të tij të studionin apo të punonin atje. Gjatë një konference me të rinj katolikë , ai tha se klima sociale dhe politike në SHBA është bërë shumë e polarizuar dhe më pak tërheqëse se më parë. Kancelari gjerman theksoi se, megjithëse vazhdon të jetë admirues i Amerikës, zhvillimet e fundit kanë ndryshuar perceptimin e tij. Sipas tij, edhe profesionistët shumë të kualifikuar po përballen me vështirësi në tregun amerikan të punës, ndërsa Gjermania ofron më shumë stabilitet dhe potencial për të rinjtë.