“Nuk ka kuptim të flasim apo të telefonojmë Vladimir Putin nëse vërtet duam që ai të kuptojë se ai është i izoluar.!” Ka qënë ky apeli i kryeministres së Estonisë Kaja Kallas. Ajo kritikon hapur të gjithë diplomatët dhe liderët e vendeve perëndimore që telefonojnë Moskën. Sipas saj, nëse të gjithë duan të flasim me Putin, ai nuk merr mesazhin se është i izoluar, madje vihet në qendër të vëmendjes.