Top News – Mos guxo të sulmosh Iranin! Paralajmërohet Trump, murale e madhe në Teheran
26/01/2026 15:20

Një murale që paralajmëron SHBA-në të mos nisë një sulm ushtarak ndaj Iranit është parë në një shesh në qendër të Teheranit. Imazhi paraqet avionë luftarakë të dëmtuar në kuvertën e një aeroplanmbajtëseje me sloganin: "Nëse mbillni erën, do të korrni vorbullën", në persisht dhe anglisht. Muralja në sheshin qendror të teheranit vjen pasi një zyrtar i lartë iranian tha se çdo sulm do të trajtohet "si një luftë e përgjithshme kundër iranit" përpara mbërritjes së një aeroplanmbajtëseje amerikane dhe anijeve të tjera luftarake në rajon. Sheshi përdoret për tubime të organizuara nga shteti dhe autoritetet e ndryshojnë muralen e tij sipas rastit. Donald Trump ka thënë se asetet po zhvendosen "për çdo rast" nëse ai vendos të ndërmarrë veprime. "Ne kemi një flotë masive që shkon në atë drejtim dhe ndoshta nuk do të na duhet ta përdorim atë", tha presidenti amerikan të enjten. Më parë ai u bëri thirrje protestuesve iranianë, mijëra prej të cilëve janë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë arrestuar nga forcat e regjimit, që të vazhdojnë protestat dhe premtoi se "ndihma është rrugës". Nuk ka pasur protesta në Iran prej disa ditësh dhe Trump pretendoi së fundmi se Teherani kishte ndaluar ekzekutimet e rreth 800 protestuesve të arrestuar, një pretendim që prokurori i lartë i Iranit e quajti "plotësisht të rremë". Por udhëheqësi amerikan ka lënë të kuptohet se po i mban opsionet e hapura, duke thënë se çdo veprim ushtarak do t'i bënte sulmet e SHBA-së në vendet bërthamore iraniane të qershorit të kaluar "të dukeshin thjeshtë si një kilikosje". Ushtria amerikane ka dërguar periodikisht forca shtesë në Lindjen e Mesme në kohë tensioni të lartë, në lëvizje që shpesh janë parë si mbrojtëse. Por një grumbullim i madh i forcave vitin e kaluar ndodhi përpara nisjes së sulmeve ajrore kundër programit bërthamor të Iranit.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB