Policia rrugore ka shtuar kontrollet në akset rrugore, me të vetmin qëllim sigurimin e jetës në rrugë dhe ndëshkimin e shkelësve. Ndaj, që prej mesnatës së kësaj të shtunë, me një plan të qartë policia ka nisur kontrollet me radar e drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar aksidentet rrugore. Në rrugën Tiranë-Elbasan, prej 5 orësh vijuan kontrollet me radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara e cila është rrezik potencial për aksident rrugor Pavarësisht kontrolleve të shtuara jo vetëm në fundjavë por çdo ditë të javës, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor.