Takimi i Ramës me shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar nisi me incidente nga ‘militantë’ të Partisë Demokratike të cilët ishin infiltruar në rradhët e shqiptarëve që kishin ardhur për të dëgjuar kryeministrin Edi Rama. Ndërsa Rama nisi të fliste, nga salla dëgjoheshin persona që bënin thirrje kundër Ramës. Është dashur ndërhyrja e personelit të sigurisë për t'i larguar, ndërsa Partia Demokratike ka shpërndarë përmes ëhats ap video nga momentet e shoqërimit të protestuesve.