Top News/ Libani në alarm, pret hakmarrjen e Izraelit / Paralajmëron Irani: Gabim me pasoja të rënda
30/07/2024 13:06

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar për një përgjigje “të ashpër”, pas sulmit vdekjeprurës la të vrarë 12 fëmijë në Lartësitë e pushtuara të Golanit, ndërsa diplomatët po bëjnë përpjekje për të shmangur një përshkallëzim tensionesh mes Izraelit dhe Hezbollahut. Pas një vizite në vendin ku ka ndodhur sulmi i së dielës, Nentayahu ka thënë se “shteti i Izraelit nuk mund të lejojë kalimin e kësaj. Përgjigjja jonë do të vijë, dhe do të jetë shumë e ashpër”. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kanë fajësuar Hezbollahun për këtë sulm, i cili ka nisur sulme pothuajse çdo ditë kundër Izraelit, prej kur ka nisur lufta e Izraelit në Gazë, në tetor të vitit të kaluar. Hezbollahu është grup i Libanit dhe përkrah Hamasin në Gazë. Si Hezbollahu, ashtu edhe Hamasi, gëzojnë përkrahjen e Iranit, por janë grupe të shpallur terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe fuqive tjera. Ministri i Jashtëm i Libanit, Abdallah Bou Habib, ka thënë se po bën përpjekje diplomatike për të zvogëluar përgjigjen e pritur izraelite. “Izraeli do të mund të përshkallëzojë situatën në mënyrë të kufizuar dhe Hezbollahu do të veprojë njësoj. Këto janë garancitë që kemi marrë”, ka thënë Bou Habib në një intervistë. Shumë analistë tjerë kanë thënë se ky është skenari më i mundshëm, pasi Izraeli mund të rëndohet shumë nëse lufton në dy fronte. Shtetet e Bashkuara, Franca, dhe vende tjera është thënë se po bëjnë, gjithashtu, përpjekje që të shmangin një përshkallëzim të situatës. Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Kirby, ka thënë se beson shumë që mund të shmanget një luftë më e madhe. Presidenti i ri iranian, Masoud Pezeshkian, e ka paralajmëruar Izraelin kundër sulmeve ndaj Libanit, duke thënë se një veprim asisoj do të ishte “gabim i madh me pasoja të rënda”. Hezbollahu ka thënë se nuk është përgjegjës për sulmin me raketë në Lartësitë e Golanit, ndonëse grupi ka thënë atë ditë se ka kryer disa sulme kundër pozicioneve izraelite në atë pjesë.

Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00