Top News- Mori pjesë në vrasjen e 71 civilëve/ Ngrihet aktakuzë ndaj ish-pjesëtarit serb të MUP
07/07/2026 19:30

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Sipas aktakuzës, ish-pjesëtar i Ministrisë me iniciale R.D., më 22 maj 1999 dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtetases Sh.D., e cila nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se i pandehuri dyshohet gjithashtu se, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve, si dhe në kryerjen e veprave të tjera si trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare. Rasti është dërguar për shqyrtim të mëtejshëm në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri aktualisht ndodhet në masën e paraburgimit.

Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49