Një 23-vjeçar është vënë në pranga pasi ka marrë me forcë në automjetin e tij duke i hequr lirinë për disa orë, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij të mitur 17-vjeçare. Bëhet me dije se si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. Ll., 23 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.