Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë lajmit se Dua Lipa ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare yllit të popit britanik me origjinë shqiptare, Dua Lipa, për atë që ai tha se ishte roli i artistes në përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj, shkruan mediat ndërkombëtare. Mediat si DailyMail, Washington Post, PageSix apo The Guardian janë në listën e atyre që raportuan lajmin të parët.