1 shqiptarë dhe 1 grek kanë rënë në prangat e policisë Helene pas një kontrolli të bërë ndaj një taksie, ku është zbuluar një sasi e konsiderueshme droge. Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi grek Mikhail Angjelo, I cili ishte drejtues I mjetit në të cilin u gjet droga, dhe shqiptari Kosta Beqo, 54 vjeç, nga fshati Çukë I Sarandës.