Deputeti Kujtim Gjuzi edhe pse u gjobit nga policia një javë më parë për mosmbatjten e maskës në mjediset e jashtme, deklaroi se nuk do ta mbajë atë edhe në vazhdim. Ndërsa ka nxjerrë para kamerave gjobën e marrë pak ditë më parë, Gjuzi tha se kjo masë është vendosur ndërsa në parlament nuk kishte mberritur ende akti normativ i qeverisë që e bënte të detyrueshme një gje të tillë. Gjuzi tha se ai refuzon mbajten e maskës në mjediset e jashtme, duke e konsideuar këtë një vendim personal të kryeministrit Edi Rama.