Top News- Mori 20 mijë euro ryshfet për ekstradimin, GJKKO dënon me 1.8 vite burg ish-gardistin Zef Mali
12/05/2026 19:42

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin për ish oficerin e Gardës Kombëtare Zef Mali dhe shtetasen Jemine Çoku. Ish gardisti Zef Mali është shpallur fajtor për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim. Ai u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 1 vit e 8 muaj burgim. Gjykata vendosi gjithashtu që Mali të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite. Jemine Çoku është dënuar me 1 vit burg, por pas uljes së dënimit nga gjykimi i shkurtuar, ajo përfitoi 8 muaj burgim. Gjykata urdhëroi përjashtimin e saj nga vuajtja e dënimit.