Top News – Morgjet bjelloruse të mbushura plot / …me trupat e ushtarëve rusë të vrarë në luftime
20/03/2022 15:00

Në morgun e qytetit të Marzirit, në Bjellorusi, nuk ka më vend. Ai është i mbushur me trupat e ushtarëve rusë. Në një spital në këtë qytet bjellorus, 60 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën, korridoret janë të mbushura ushtarë të plagosur që rënkojnë nga plagët. Në stacionin kryesor të trenit, ushtarët rusë janë parë duke transportuar me barela ushtarakë të plagosur nga një ambulancë në një tren që operohet nga kompania shtetërore hekurudhore e Rusisë.