Në morgun e qytetit të Marzirit, në Bjellorusi, nuk ka më vend. Ai është i mbushur me trupat e ushtarëve rusë. Në një spital në këtë qytet bjellorus, 60 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën, korridoret janë të mbushura ushtarë të plagosur që rënkojnë nga plagët. Në stacionin kryesor të trenit, ushtarët rusë janë parë duke transportuar me barela ushtarakë të plagosur nga një ambulancë në një tren që operohet nga kompania shtetërore hekurudhore e Rusisë.