Një skemë e sofistikuar mashtrimi, ku autorët përdorën inteligjencën artificiale për të imituar fytyrën e biznesmenit Bashkim Ulaj, ka çuar në grabitjen e rreth 100 mijë eurove në një pikë Exchange në Tiranë. Në kuadër të operacionit të koduar “Shuma”, strukturat e Krimit Ekonomik të Tiranës arrestuan në Fushë-Krujë shtetasin Agron Cena, i dyshuar si një nga personat e përfshirë në skemë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi edhe një automjet tip “Range Rover”, që rezultonte në përdorim të Cenës.