Reshjet e ditëve të fundit që kanë përfshirë vendin kanë fryrë lumin e Matit, që nga vërshimet e viteve të fundit ka gërryer me shpejtësi një nga këmbët kryesore të Urës së Milotit, njohur si Ura e Zogut. Ura e Zogut që ndodhet mbi lumin Mat në Milot, një ndër veprat më të bukura dhe të rralla në kohën e Zogut dhe shpallur monument kulture që mbrohet nga shteti është drejt shembjes.