Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës detyrim paraqitje të caktuar nga gjykata, për t’u paraqitur në SPAK, çdo të hënë të parë të muajit, në orën 12:00. Gjykata ka vendosur masën e “detyrimit për paraqitje” para oficerëve të Policisë Gjyqësore për Kryemadhin, arrest shtëpie për ish-zyrtarin Pirro Xhixho dhe masën e detyrimit për paraqitje për Ema Çokun.