Top News – Monedha e rrallë romake në ankand / U emetua nga Brutusi, oferta mbi 850 mijë dollarë
06/12/2024 14:11

Një monedhë ari romake që mban imazhin e Brutusit, vrasësit të Jul Cezarit, do të dalë në ankand në Gjenevë të hënën, me oferta të vendosura mbi 850,000 dollarë. "Sytë e një koleksionisti ndriçojnë kur sheh një monedhë si kjo", sepse kjo është "një pjesë e historisë", tha Frank Baldacci, kreu i shtëpisë së ankandit Numismatica Genevensis para shitjes. Aureus, monedha ari e përdorur në Romën e lashtë, u emetua nga Brutusi dhe miqtë e tij një ose dy vjet pasi ata vranë sundimtarin romak Cezarin, në vitin 44 para Krishtit, tha ai. Monedha, e cila peshon tetë gram, ka "rëndësi të madhe historike", thotë Baldacci. Ofertat do të fillojnë me 852,000 dollarë, por Baldacci tha se ka të ngjarë që monedha të shitet për më shumë se një milion dollarë. "Ofertat mund të shkojnë shumë lart," thotë ai duke e quajtur objektin "Da Vinci i monedhave romake". Monedha aureus përmban profilin e Brutusit, me një gjethe dafine në njërën anë. Në anën tjetër celebrohen fitoret e tij ushtarake. Ajo është vetëm një nga vetëm 17 ekzemplarët e njohur. Shumë pak dihet ndërkohë për pronarët e saj gjatë shekujve. Për herë të parë ajo u katalogua në vitin 1950 si pjesë e një koleksioni privat dfhe doli në vitin 2006 në një ankand në Zyrih të zvicrës ku u ble nga një koleksionues.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47