Ky është momenti kur një 31-vjeçar është kapur nga kamerat e sigursë së bizneseve duke kanosur shitësen me mjet prerës, për t’i marrë xhiron ditore. I riu është filmuar edhe nga kamerat, pasi ka dalë nga biznesi, dhe më pas ka marrë një taksi duke u larguar nga vendngjarja. Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar ‘Targeti’, duke vënë në pranga 31-vjeçarin, autor I dy vjedhjeve në 2 subjekte, të kryera gjatë 2 muajve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, autori ishte me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve.