Një ditë pas protestës kombëtare të PD përpara kryeministrisë, Policia e Tiranës ka arrestuar 4 protestues dhe proceduar në gjendje të lirë 7 të tjerë, mes tyre një të mitur. Mes 7 të proceduarëve është dhe përfaqësuesi organizativ i PD-së, i cili sipas policisë nuk ka zbatuar detyrimet për identifikimin e personave përgjegjës për mbarëvajtjen e tubimit. Sipas njoftimit zyrtar, disa prej pjesëmarrësve në tubim kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që ishin vendosur me shërbim për garantimin e sigurisë publike, si dhe kanë hedhur drejt tyre molotovë. Gjatë tubimit, policia thekson se kanë mbetur të lënduar 3 punonjës të uniforme blu, të cilët morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se grupi hetimro vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kënë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të së hënës, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.