Top News/ Moldavia ‘i kthen shpinën’ Rusisë / Presidentja pro evropiane shpall fitoren në zgjedhje
04/11/2024 12:21

Presidentja pro Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu, ka shpallur fitoren ndaj sfiduesit të saj, Alexandr Stoianoglo, që është miqësor me Rusinë, në zgjedhjet presidenciale të përcjella me akuza për ndërhyrje ruse dhe mashtrime zgjedhore. Me 99.7 për qind të votave të numëruara për balotazhin e 3 nëntorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Sandu ka fituar 55.35 për qind të votave, ndërkaq Stoianoglo 44.65 për qind. Presidentja aktuale ka një epërsi prej 165.000 votash, sipas rezultateve paraprake. “Moldavi, ti je fituese”, tha Sandu pak pas mesnatës, fitorja e së cilës u forcua nga votat në kryeqytet, Kishinjev, dhe në diasporë. “Sot, të dashur moldavianë, keni dhënë një mësim për demokracinë që është i denjë të futet në librat e historisë. Sot, ju keni shpëtuar Moldavinë. Për një të ardhme me dinjitet”, shtoi ajo. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mirëpriti rezultatin zgjedhor në Moldavi. “Urime e dashura Maia Sandu për fitoren tuaj sonte. Duhet një forcë e rrallë për të tejkaluar sfidat me të cilat jeni përballur në këto zgjedhje”, shkroi von der Leyen në X. “Jam e lumtur që do të vazhdoj të punoj me ju drejt të ardhmes evropiane të Moldavisë dhe popullit të saj”. Stoianoglo, i cili ende nuk e ka pranuar humbjen, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të qëndrojnë të qetë. “Demokracia, para së gjithash, do të thotë maturi në përballje me rezultatin”, tha ai. Paraprakisht, Stoianoglo kishte epërsi, por epërsia u ngushtua teksa vazhdoi numërimi i votave në qytete të mëdha dhe votave të diasporës perëndimore të Moldavisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se dalja kaloi 54 përqindëshin, që është pjesëmarrje më e lartë sesa në rundin e parë dhe më e larta që nga balotazhi i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Sandu fitoi raundin e parë të 20 tetorit me 42 për qind të votave, për dallim me 26 sa fitoi Stoianoglo, ish-prokurori i Përgjithshëm i cili mori mbështetjen nga Partia Socialiste e Moldavisë, subjekt politik prorus. Zgjedhjet u mbajtën në mes të akuzave për ndërhyrje si në garën presidenciale, po ashtu në një referendum për integrimin e mundshëm të Moldavisë në BE, një drejtim që Sanduja dhe përkrahësit e saj e mbështesin fuqishëm. Rezultati i referendumit për BE-në ishte i ngushtë dhe vota “po” mori 50.38 për qind, ndërsa Sandu ka pretenduar se “grupet kriminale së bashku me forcat e huaja” kanë tentuar “të blejnë 300.000 vota” duke bërë që rezultati i referendumit të jetë më i ngushtë sesa ishte parashikuar në sondazhe.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37