Top News/ Moldavia, fushëbeteja e re e Rusisë…Putin, luftë kundër të gjithë fqinjëve të Rusisë
05/03/2024 11:48

Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në dhjetor 1991 Rusia zhvillon thuajse pa ndërprerje luftëra kundër fqinjëve të saj, ose të paktën i provokon ata. Luftën e parë Moska e nisi rreth dy muaj pas rënies së Perandorisë Sovjetike: në fillim të marsit 1992 në Republikën e vogël të Moldavisë, e cila shtrihet midis Ukrainës dhe verilindjes së Rumanisë. Në një pjesë të Moldavisë, të quajtur Transnistri, një rrip toke në bregun e majtë të lumit Dniestër, separatistët besnikë të Moskës me pretekstin e mbrojtjes së rusëve dhe gjuhës ruse shpallën që në 1990 një republikë e cila nuk njihet. Luftimet shumë të përgjakshme të pranverës së vitit 1992 përfunduan pas disa muajve, megjithatë që atëherë trupat ruse gjenden në Transnistri - edhe pse Kremlini ishte zotuar t'i tërheqë ato në një marrëveshje çerek shekulli më parë. Nga jashtë Transnistria i ngjan një parku muzeal gjigant sovjetik - me monumente të Leninit, flamuj të kuq dhe simbole drapër e çekan. Por në të vërtetë ky brez toke është një terren gjigand për firma dhe depo armatimi të një grupi të vogël ish oficerësh të KGB-së, të cilët aktualisht punojnë edhe për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse GRU. Ata drejtojnë operacione pastrimi parash dhe kontrabande dhe kontrollojnë pothuajse të gjithë aktivitetet ekonomike në zonë. Sa herë që kërcënohen bizneset, Parlamenti i papushtet, Sovjeti Suprem i Transnistrisë apo forume të tjera mblidhen dhe i kërkojnë Moskës ndihmë, mbrojtje ose pranim në Federatën Ruse. Kështu rreziku i një lufte të nxehtë shfaqet vazhdimisht në konfliktin përndryshe të ngrirë. E kështu bënë edhe këtë radhë...Ata i kërkuan rusisë mbrojtje vetëm një ditë para fjalimit të përvitshëm të Putinit, para kombit. Pati spekulime se putin mund ta përdorte si pretekst apelin për të aneksuar republikën, por ai nuk e përmendi fare atë. A ishte ky një truk apo një bllof propagandistik nga transistria. Kjo mbetet për tu parë...

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23