Sipas rezultateve paraprake, presidentja proevropiane Maia Sandu, ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Moldavi, por rezultati i referendumit për anëtarësimin e mundshëm në Bashkimin Evropian është ende i paqartë, pasi kampi I votës kundër ka një epërsi të vogël, pas fushatës që u shoqërua me akuza për ndërhyrje ruse.