Policia dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit moldave pretendojnë se forcat pro-Kremlinit, po ndërhyjnë në zgjedhjet e ardhshmë presidenciale të Moldavisë, duke paguar dhjetëra mijëra votues në një komplot të gjerë për të mos e lejuar Kishinjevin të lidhë marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Evropian. Sipas autoriteve, vetëm në muajin shtator më shumë se 15 milionë dollarë nga bankat ruse janë transferuar në llogaritë e më shumë se 130.000 qytetarëve moldavë. Dyshohet se komploti është organizuar nga një oligark në arrati i mbështetur nga Rusia, i cili është i përfshirë në një skemë mashtrimi bankar prej 1 miliard dollarësh.