Gjykata e Posaçme dënoi me 15 vite burg në mungesë Moisi Habilajn dhe tre anëtarët e tjerë të organizatës së tij, që u gjetën fajtorë për trafik ndërkombëtar droge. Vendimi, që fillimisht u dha në 2021, u rikthye në GJKKO për rigjykim me trupë tjetër gjyqësore. Por, edhe këtë herë, gjykata e posaçme la në fuqi pothuajse të njëjtat dënime.