Moduli laborator rus, Nauka, u ankorua me sukses të enjten në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar – konfirmoi agjencia ruse e Hapësirës, Roscosmos, pas më shumë se një dekade vonesa. Imazhet e publikuara nga Roscosmos tregonin shtesën e re të segmentit rus të stacionit, që ankorohej në modulin e shërbimit Zvezda. Tani do të duhen disa muaj dhe disa ecje në hapësirë për të integruar plotësisht modulin në stacionin hapësinor.