Listës së gjatë të personazheve të njohur që zgjodhën Greqinë për pushime këtë verë, edhe në ditët e fundit të saj, i është shtuar edhe Claudia Schiffer. Afaristja dhe modelja 53-vjeçare gjermane, e cila së fundmi prezantoi koleksionin e saj të ri të sendeve të tavolinës në bashkëpunim me një markë nga Portugalia, ngarkoi një seri fotosh dhe videosh nga ditëlindja e saj në një shtëpi luksoze në një ishull grek, emrin e të cilit ka preferuar të mos e ndajë me fansat.