Gjykata Evropiane e Drejtwsisw, nis këtë të martë procesin e shqyrtimit të modelit të iniciuar nga qeveria e Italisë për kthimin e refugjatëve të paligjshëm, që vijnë përmes detit Mesdhe në kampet e ngritura në Shqipëri. Gjykata Europiane do të shqyrtojë nëse një qeveri ka kompetencën për të përpiluar listën e shteteve të treta të sigurta dhe nëse ajo ka të drejtën të përcaktojë kriteret për të klasifikuar një vend si të sigurt. Deri në shpalljen e vendimit mund të kalojnë disa muaj.