Top News – Mobilizon 300 mijë trupa të reja në shtator / Putin do të marrë Donetskun
23/08/2026 15:08

Vladimir Putin do të rekrutojë 300,000 trupa të reja pas zgjedhjeve të Rusisë në shtator, paralajmëron Volodymyr Zelensky. Presidenti ukrainas tha se Moska mund të rekrutojë mijëra trupa të tjera në vitin 2027 për të pushtuar pjesën tjetër të rajonit të Donetskut të Ukrainës. Donetsku është një nga katër rajonet ukrainase, së bashku me Luhanskun, Khersonin dhe Zaporizhzhian, që Putin pretendon se i ka aneksuar në vitin 2022, pavarësisht se pushtoi vetëm një pjesë të secilit territor. Moska kontrollon të paktën 80 përqind të Donetskut, dhe kapja e pjesës tjetër është bërë një nga objektivat qendrore të Kremlinit. Trupat e reja mund të ndihmojnë Moskën në pushtimin e territorit të mbetur të mbajtur nga Ukraina, përfshirë atë që njihet si brezi i fortifikuar, drejt të cilit Rusia ka kërkuar të shtyhet për muaj të tërë. Ndërkohë, ukraina ka vënë në shënjestër tani edhe shitësin e dytë më të madh, online, të rusisë. Pasi shënjestroi disa depo që i përkisnin Ëildberries, që konsiderohet si Amazon-i rus, Kievi ka goditur dy objekte të Ozon në rajonet jugore të Samarës dhe Orenburgut. Ozon është përgjegjës për rreth 30 përqind të tregtisë online të Rusisë. Sulmet e Kievit ndaj depove të shitësve me pakicë kanë për qëllim të ushtrojnë presion ekonomik mbi Moskën dhe "të sjellin luftën në shtëpinë e vetë rusëve". Sulmi i parë ndodhi në një depo në Samara të shtunën, i ndjekur nga një i dytë në Orenburg gjatë natës të dielën. Pamjet video në mediat sociale treguan flakë dhe tym që ngrihej nga depot, ndërsa zjarrfikësit punonin për të shuar flakët. Orenburgu është afër Kazakistanit, rreth 1 mijë km larg nga kufiri ukrainas, cka dëshmon aftësinë në rritje të Kievit për sulme me rreze të gjatë veprimi.

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16