Tradita muzikore e Labërisë është bërë pjesë e kolonës zanore të një produksioni të ri kinematografik, përmes interpretimit të një prej mjeshtërve të fyellit dhe cules dyjare. Për realizimin e kolonës zanore të filmit ‘Odiseu’, kompozitori Ludëig Goransson punoi për disa orë me mjeshtrin e cyles dyjare, Vendim Kapaj në ambientet e Teqesë së Kuzum Babait në Vlorë, ku u zhvilluan edhe një pjesë e xhirimeve. Sipas Mjeshtrit të Madh, pjesët muzikore janë marrë nga fondi i traditës dhe përcjellin shpirtin e Labërisë, tingujt e natyrës, jetën në male, mallin, dhimbjen dhe gëzimin e banorëve të kësaj treve.