Në shtëpinë dhe zyrën e mjekut të arrestuar, Edvin Prifti me detyrë kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë gjetur në total 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë. Ndaj tij është vendosur mesa “Pezullim nga detyra” për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Mësohet se mjeku është kapur në përgjimet e SPAK teksa bisedonte me Manuela Mallakuçi, për një operacion të një familjari të kësaj të fundit.